Vladimir Putin mban fjalimin e tij para popullit rus, kërcënon më armë bërthamore

Vladimir Putin mban fjalimin e tij para popullit rus, kërcënon më armë bërthamore

08:27, 21/09/2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbjatur sot fjalimin e tij para popullit rus, fjalim i cili ishte parashikuar për  ditën e djeshme.

Gjatë fjalës së tij Putin shpalli mobilizimin e pjesshëm në Rusi.

''Ne do të diskutojmë hapat që duhet të merren për të mbrojtur sovranitetin tonë dhe për të mbështetur vullnetin dhe dëshirën e qytetarëve të Donbasit’ tha lideri rus.

Gjithashtu ai u shpreh se vendet perëndimore po përpiqen të bllokojnë çdo mundësi pavarsie dhe zhvillimi për Rusinë.

“Qëllimi i Perëndimit është të na dobësojë dhe të na shkatërrojë, këtë e thonë hapur”.

Duke iu referuar vendimit të rekrutimit të pjesshëm, i cili hyn në fuqi sot, ai tha se prek vetëm ata që janë të regjistruar si rezervistë. 

Ai iu drejtuar atyre që regjistrohen, se “do t'u jepen të gjitha privilegjet që kanë të gjithë ata që janë tashmë në shërbim”.

Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se "mbështet" vendimin e banorëve të rajoneve të kontrolluara nga Rusia në Ukrainë për të kaluar në referendume siç u njoftua të martën në Lugansk dhe Zaporizhia.

Presidenti rus kërcënoi gjithashtu se do të përdorë armë bërthamore, duke thënë pak para përfundimit të fjalimit se “ata që na kërcënojnë me armë bërthamore duhet ta dinë se ky kërcënim mund të kthehet kundër tyre”.

Armiqësitë ruse janë ndezur në Ukrainë dhe Moska është dukshëm e turpëruar nga humbja e territorit, gjë që e ka bërë atë të orkestrojë veprime për të aneksuar territorin lindor të Ukrainës në territorin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco