Përcjellja e Mbretëreshës Elizabeth! Të gjitha detajet se çfarë pritet të ndodhë sot në Angli

Përcjellja e Mbretëreshës Elizabeth! Të gjitha detajet se çfarë pritet të ndodhë sot në Angli

08:25, 19/09/2022

Në orën 11:00 të kësaj të hëne pritet që të nis shërbesa mortore shtetërore para se Mbretëresha Elizabeth të dërgohet për në banesën e fundit.

Por çfarë do të ndodhë gjatë gjithë ditës së sotme sipas protokollit të pallatit mbretëror?

Ndërkohë në orën 8:00, dyert e Westminster Abbey hapen për 2000 të ftuarit e pritur, nga liderët botërorë te punëtorët e thjeshtë deri te perandori japonez.

Më tej në 10:44, kortezhi i parë i ditës do të niset, me mbretin Charles dhe anëtarët e tjerë mbretërorë që ecin pas arkivolit të Mbretëreshës ndërsa tërhiqet nga marinarët në karrocën e armëve shtetërore nga Salla e Westminsterit në Ëestminster Abbey

Në 11:55, do të mbahen dy minuta zi kombëtare. Ndërsa në orën 12:15 një procesion i dytë, më i madh do të dërgojë arkivolin e saj në Ëellington Arch.

Në orën 13:00, arkivoli i saj do të dërgohet në Windsor përgjatë një rruge që pritet të jetë e tejmbushur me njerëz, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit përmes përshëndetjes.

Ndërsa në 15:00, do të fillojë procesioni i tretë i ditës, përmes terrenit të Kështjellës Windsor deri në Kështjellën e Shën Gjergjit. Në po këtë vend, në orën 16:00 do të zhvillohet një shërbesë në përkujtim të Mbretëreshës.

Në fund, në orën 19:30, familja mbretërore do të kthehet në kishë, ku do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë në një ceremoni private. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco