Bërnabiq përfaqëson Serbinë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Bërnabiq përfaqëson Serbinë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

16:02, 18/09/2022

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq do të marrë pjesë sot në paradën në Westminster Hall dhe nesër do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, i cili do të mbahet në Westminster Abbey në Londër, njofton Qeveria e Serbisë.

Derisa, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka udhëtuar në New York deri më 23 shtator, ku do të marr pjesë në Asamblenë e 77-të të përgjithshme të OKB-së.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në mesin e 500 liderëve që janë ftuar në Britani, për funeralin e Mbretëreshës Elizabeta II.

Kujtojmë se, varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II që vdiq më 8 shtator do të mbahet të hënën më 19 shtator në orën 11:00.

Ajo do të mbahet në Westminster Abbey në Londër, kisha historike ku kurorëzohen mbretërit dhe mbretëreshat e Britanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco