VIDEO/ Zjarr i tmerrshëm përfshin një grataçielë në Changsha të Kinës

VIDEO/ Zjarr i tmerrshëm përfshin një grataçielë në Changsha të Kinës

14:06, 16/09/2022

Një zjarr i tmerrshëm ka shpërthyer në një grataçielë në qytetin kinez Changsha, njoftuar nga mediat shtetërore tashmë dhe numri i viktimave për momentin nuk dihet.

“Nga vendi po del një tym i dendur dhe i zi dhe disa dhjetëra kate po digjen egërsisht”, raportoi televizioni shtetëror CCTV.

“Zjarrfikësit kanë nisur punën për shuarjen e flakëve dhe kanë nisur operacionet e shpëtimit në vendngjarje”, shtoi CCTV

Zjarri përfshiu një ndërtesë të lartë ku ndodheshin zyrat e kompanisë shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, thuhet në raport.

Pamjet tregonin flakët që përhapeshin nëpër ndërtesë në një zonë me ndërtesa të qytetit, ndërkohë që tymi i zi ngrihej në qiell.

Një video e postuar në mediat sociale nga një media lokale e lajmeve duket se tregon pjesën e jashtme të kullës të djegur në të zezë.

Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan, ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco