Xi Jinping shmangu pjesëmarrjen në një darkë me Putinin në Samarkand

Xi Jinping shmangu pjesëmarrjen në një darkë me Putinin në Samarkand

08:54, 16/09/2022

Presidenti kinez Xi Jinping nuk mori pjesë në një darkë me liderët e 11 vendeve në një konferencë rajonale të sigurisë, në përputhje me politikën e delegacionit kinez për COVID-19, tha një burim i qeverisë uzbekistaneze  për Reuters sot.

Xi po zhvillon vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë duke marrë pjesë këtë javë në një konferencë të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, në të cilën Kina dhe Rusia kanë një rol udhëheqës.

Kjo konferencë mbahet në qytetin Samarkand , Uzbekistan.

Megjithatë, ai ka munguar në fotot të publikuara mbrëmë vonë nga darka e lidërëve që marrin pjesë në samit, përfshirë presidentët e Rusisë Vladimir Putin dhe presidentin turk Erdogan.

Një burim i qeverisë uzbek konfirmoi mungesën e Xi dhe tha se delegacioni kinez citoi politikën e tij për COVID-19 për të justifikuar mungesën e Presidentit Xi.

Në Pekin, ministria e jashtme e Kinës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Xi, 69 vjeç, do të sigurojë një mandat të tretë presidencial në një Kongres të Partisë Komuniste Kineze që fillon muajin e ardhshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco