BE: Presim që Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar ti përmbahet marrëveshjes së Brexit

BE: Presim që Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar ti përmbahet marrëveshjes së Brexit

16:09, 05/09/2022

Ursula von der Leyen, Kryetarja e Komisionit Europian tha se pret nga Liz Truss që Britania të respektojë të gjitha anët e marrëveshjes së Brexit.

" Së bashku ne përballemi me shumë sfida, nga ndryshimi i klimës deri te pushtimi rus i Ukrainës. Pres me padurim një marrëdhënie konstruktive, në respekt të plotë të marrëveshjeve tona ”, tha von der Leyen në një postim në Tëitter.

Qëndrimi i kryetares së Komisionit nuk është i rastësishëm, pasi Lis Truss është zotuar të rishkruajë marrëveshjen e paraardhësit të saj, ndërsa prej kohësh ka argumentuar se negociatat me BE-në janë të pafrytshme. Nëse bisedimet kthehen në mosmarrëveshje, nuk përjashtohet një luftë tregtare.

Urimet e tij i shprehu edhe kancelari gjerman Olaf Scholz. “Urime për rolin tuaj të ri @trussliz! Mezi pres partneritetin tonë në këto kohë të vështira”, tha Soltz në një postim në Tëitter. "Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania do të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku - si partnerë dhe miq."

Zgjedhja e Liz Truss në postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe vjen në një kohë trazirash në mbarë botën, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe krizës energjetike.

Kryeministri i ri duhet të përballet me krizën më të keqe të kostos së jetesës në dekada, ndërkohë që një sërë çështjesh lindin edhe nga zbatimi i marrëveshjes së Brexit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco