Atentat kamikaz në ambasadën ruse, të paktën 2 viktima, dhjetëra të plagosur

Atentat kamikaz në ambasadën ruse, të paktën 2 viktima, dhjetëra të plagosur

12:05, 05/09/2022

Janë të paktën dy viktimat dhe dhjetëra të plagosurit  e një sulmi kamikaz që ka ndodhur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Sulmi ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të ambasadës ruse, ndërkohë që sipas autoriteteve atentatorët janë neutralizuar nga rojet e ambasadës.

Nuk ka ende lajme për të plagosur në radhët e stafit të ambasadës ruse, një nga të paktat seli diplomatike që janë ende aktive në vend pas marrjes së pushtetit nga ana e Talibanëve, rreth një vit më parë.

Moska nuk njeh zyrtarisht regjimin, por ka nënshkruar disa marrëveshje për sa i përket furnizimit të vendit aziatik me karburant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco