Dështon referendumin për Kushtetutën e re, trazira në Kili

Dështon referendumin për Kushtetutën e re, trazira në Kili

09:20, 05/09/2022

Protesta, arrestime dhe një situatë që mund të përkeqësohet ora orës në Kili, aty ku referendumi që do të miratonte Kushtetutën e re, e para e shkruar pas diktaturës së gjeneralit Augusto Pinochet, ka dështuar me shifra që kanë habitur të dyja palët.

Janë 62% të votuesve që kanë refuzuar Kushtetutën, që ishte një nga objektivat më ambicioze të presidentit të majtë Gabriel Boric, i cili ka pranuar humbjen që mund të rrezikojë seriozisht pushtetin e tij. “Populli kilian ka folur në mënyrë të qartë, ata nuk janë të kënaqur sesi kjo Kushtetutë është shkruar, dhe këtë e pranoj”, deklaroi ai.  

Refuzimi i Kushtetutës së re është edhe një refuzim ndaj një organizmi tëri të shoqërisë të atij vendi, i cilësuar nga opinioni publik ndoshta tepër egalitar dhe majtist,  me një theks të veçantë për fiset si ai Mapuche, dominant në Kili dhe që ishte iniciatori i protestave të dhunshme në vitin 2019, që solli në vendimin e shkrimit të një Kushtetute të re.

Sipas analistëve, fushata e partive të djathta që kanë shpërndarë lajme që kushtetuta do të kthente Kilin në një vend komunist, ku prona private nuk parashikohej, ka dhënë efektin e duhur. Jo më kot, në të gjithë lagjet e pasura të kryeqytetit Santiago, valëviten flamuj kilian dhe shkrimet “Kemi fituar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco