Terrorizohen banorët, të shtëna me armë në qendër të Napolit

Terrorizohen banorët, të shtëna me armë në qendër të Napolit

16:23, 04/09/2022

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Napoli.

Të shtënat kanë shkaktuar panik te klientët e një lokali me tavolina në natyrë. Mediat italiane raportojnë se të shtënat erdhën nga një skuter me shpejtësi, në Piazza Trieste e Trento natën mes së shtunës dhe të dielës.

Këshilltari rajonal i Europa Verde, Francesco Borrelli shpërndau videon në rrjetet sociale duke komentuar: “Ka një klimë të luftës urbane, është një përshkallëzim i krimit pa kufizime”.

“Momente terrori, jashtë një lokali, me të gjithë klientët, përfshirë gra dhe fëmijë, duke ikur sapo dëgjojnë të shtënat. Një rrëmujë e përgjithshme, siç tregohet nga videot shokuese që na dërguan. Diçka e paprecedentë, dy hapa larg nga pallati mbretëror dhe Piazza Plebiscito. Imazhe që dëshmojnë për një klimë guerile urbane, me krimin që jeton dhe vepron me shpejtësi të plotë”, shkruan Borrellin në postimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco