Boris Johnon në Kiev, Britania jep 54 mln £ ndihmë ushtarake për Ukrainën

Boris Johnon në Kiev, Britania jep 54 mln £ ndihmë ushtarake për Ukrainën

16:53, 24/08/2022

Boris Johnson viziton Kievin, ndërsa Downing Street ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar do të japë 54 milionë paund të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Rreth 200 dronë do të dërgohen në Ukrainë për të përmirësuar vëzhgimin me rreze të gjatë dhe aftësinë e shënjestrës mbrojtëse, ka bërë me dije zyra e kryeministrit në largim.

Paketa përfshin gjithashtu 850 mikro-dronë, të cilët lëshohen me dorë dhe janë krijuar posaçërisht për përdorim në qytete dhe fshatra për të zbuluar forcat e armikut që po afrohen, bën me dije BBC.

Downing Street thotë se personeli ushtarak mund të trajnohet për të drejtuar dronët, të cilët janë më të vegjël se një telefon celular dhe mund të japin imazhe të drejtpërdrejta, në më pak se 20 minuta.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë trajnimin e personelit ushtarak ukrainas dhe do t’i mësojë ata se si të përdorin automjetet e gjuetisë së minave për të zbuluar eksplozivët në javët e ardhshme.

Kujtojmë se SHBA ndihmoi më herët me rreth 3 miliardë dollarë Ukrainën për të përballuar sulmin rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco