Zyrtari i Putinit vritet nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën e tij

Zyrtari i Putinit vritet nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën e tij

13:55, 24/08/2022

Një shtetas ukrainas, i cili vepronte si një zyrtar pro-Putin në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhia, është vrarë sot kur një bombë e vendosur në makinë e tij shpërtheu.

Imazhet e makinës të marra pas shpërthimit treguan derën nga ana e shoferit të thërrmuar me të gjitha xhamat e hedhur në erë dhe mbeturina të shpërndara nëpër rrugë. 

Mësohet se Sushko po e çonte vajzën e tij në çerdhe në momentin e shpërthimit.

Fëmija nuk mendohet të ketë pësuar lëndime të rrezikshme për jetën, por kjo nuk është verifikuar. 

Sushko u vendos si kreu i 'administratës ushtarako-civile' të Mykhailivka kur forcat ruse hynë në rajon në maj, në rajonin ku centrali më i madh bërthamor i Evropës është nën rrethim. 

Besniku i Putinit, Rogov tha se sulmi u krye nga 'diversantë' në rajon dhe u zotua se do t'i gjurmonte, duke pretenduar se Ukraina po sulmonte zyrtarët e mbështetur nga Rusia, të cilët 'ndihmojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve të zakonshëm'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco