Zelensky përjashton kompromisin me Rusinë

Zelensky përjashton kompromisin me Rusinë

09:24, 24/08/2022

Zelensky është zotuar të “çlirojë” të gjitha territoret e Ukrainës që janë të pushtuara nga Rusia pa “asnjë lëshim apo kompromis”.

“Nuk na intereson çfarë ushtrie keni, neve na intereson vetëm toka jonë. Ne do të luftojmë për të deri në fund”, tha ai sot në një video fjalim.

Ai thotë se ata do të rimarrin rajonin lindor të Donbasit dhe Krimenë e pushtuar nga Rusia, “sado e vështirë të jetë rruga”.

“Për ne, Ukraina është e gjithë Ukraina. Të 25 rajonet, pa asnjë lëshim apo kompromis”, shton ai.

Kjo vjen pasi Zelensky u tha përfaqësuesve të rreth 60 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare në një samit virtual në Krime dje se Ukraina do të dëbonte forcat ruse nga gadishulli me çdo mjet të nevojshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco