Ministri ukrainas i mbrotjes: Jemi në prag të një faze të re të luftës

Ministri ukrainas i mbrotjes: Jemi në prag të një faze të re të luftës

07:29, 24/08/2022

“Skenari më i keq” i Ukrainës në luftën e saj me Rusinë tashmë ka kaluar, tha të martën ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov.

"Ne jemi në një fazë të stabilizimit në të gjitha fushat e betejave ose linjave të betejëave me lëvizje të vogla të njësive’ është shprehur Reznikov për CNN.

Reznikov shtoi se ai beson se Ukraina është në prag të një "faze të re" të luftës pasi ka filluar fushatën e saj kundërsulmuese "në një drejtim tjetër".  

Kur u pyet nëse ai ka frikë se komuniteti ndërkombëtar do të fillojë të lodhet nga lufta, Reznikov tha se "sindroma e lodhjes" mund të dëmtojë luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

“Unë e quaj sindromën e lodhjes dhe për mua është një nga kërcënimet kryesore”, tha ai.

 "Ne duhet të punojmë me këtë kërcënim, duhet të flasim, të komunikojmë me njerëzit. Sepse kjo është shumë, shumë e rrezikshme për ne."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco