Zelenskyy: Ne kurrë nuk do të njohim ngjyrat e dikujt tjetër në tokën tonë

Zelenskyy: Ne kurrë nuk do të njohim ngjyrat e dikujt tjetër në tokën tonë

13:13, 23/08/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar të ngrejë flamurin e vendit në pjesë të Ukrainës që aktualisht kontrollohen nga Rusia.

"Flamujt blu-verdhë do të valojnë përsëri në shtëpi, ku ata kanë të drejtë të jenë, në të gjitha qytetet, fshatrat e Ukrainës të pushtuara përkohësisht," tha ai në një ceremoni të ngritjes së flamurit në Kiev, në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës , që shënon lirinë e vendit nga sundimi sovjetik.

Fjalët e tij u pasuan me një minutë heshtje në nderim të të vrarëve në konflikt.

“Ne kurrë nuk do t'i njohim ngjyrat e dikujt tjetër në tokën tonë dhe në qiellin tonë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë flamurin tonë verdheblu.”

Ukraina thotë se rreth 9,000 ushtarë të saj janë vrarë që nga pushtimi rus i 24 shkurtit, megjithëse BBC nuk mund ta verifikojë këtë shifër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco