Zelensky: 16 anije tashmë janë nisur me 500 mijë ton produkte bujqësore

Zelensky: 16 anije tashmë janë nisur me 500 mijë ton produkte bujqësore

08:06, 14/08/2022

''Që nga zbatimi i Marrëveshjes së eksportit të grurit të Stambollit, gjithsej 16 anije me 500 mijë ton produkte bujqësore janë larguar nga portet e Ukrainës për në tre kontinente. Pothuajse gjysmë milioni ton produkte bujqësore në bord: misër, grurë, vaj luledielli, sojë dhe të tjera mallra absolutisht të nevojshme për tregun botëror”. 

Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes drejtuar kombit.

 “Kjo – tha presidenti ukrainas – tashmë ka bërë të mundur uljen e ashpërsisë së krizës ushqimore dhe u ka dhënë njëfarë shprese paqe vendeve konsumatore të produkteve tona bujqësore”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco