Zjarrfikësit në Francë po luftojnë me zjarrin ‘përbindësh’ pranë qytetit Bordo

Zjarrfikësit në Francë po luftojnë me zjarrin ‘përbindësh’ pranë qytetit Bordo

11:27, 11/08/2022

Më shumë se 1000 zjarrfikëse po luftojnë me një zjarr ‘përbindësh’ në Francën jugperëndimore që ka shkatërruar tashmë rreth 7000 hektarë pyll, thonë zyrtarët francez.

Zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordos ka shkatërruar një numër shtëpish dhe ka detyruar 10.000 banorë të lagohen nga shtëpitë e tyre.

“Është një përbindësh'' tha përfaqësuesi i zjarrfikësve Gregory Allione për Radion RTL të Francës.

Erërat e forta dhe temperaturat e larta po vështirësojnë operacionin e shuarjes së flakëve.

Këtë verë Franca dhe disa vende evropiane kanë parë një valë zjarresh të shkaktuara nga temperaturat rekord dhe thatësira në të gjithë kontinentin.

Më shumë se 1000 vdekje i janë atribuar të nxehtit në Portugali dhe Spanjë.

Në Mbretërinë e Bashkuar një paralajmërim i të nxehtit ekstrem tashmë ka hyrë në fuqi, me temperatura që parashikohen të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, në disa zona gjatë katër ditëve të ardhshme.

Vala e të nxehtit ka ngjarë të ndikojnë në shëndetin e njerëzve, transportin dhe kushtet e punës, paralajmërojnë autoritetet britanike.

Zjarri i madh në rajonin Gironde të Francës ka shpërthyer prej dy ditësh pranë komunës Landiras, rreth 30 km (19 milje) në jug-lindje të Bordeaux.

Ata po mbështeten nga avionë të specializuar që kanë lëshuar ujë dhe frenues flakësh.

Por pavarësisht të gjitha përpjekjeve, zjarri është ende jashtë kontrollit të enjten, thanë zyrtarët lokalë.

"Është hera e parë që ne kemi parë një zjarr si ky," tha zjarrfikësi francez Jérôme Jean për faqen e lajmeve BFMTV.

Para evakuimit, disa prej banorëve lokalë duhej të shpëtonin veten duke u ngjitur në çati pasi flakët iu afruan me shpejtësi shtëpive të tyre, thonë raportet.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius gjatë ditës së enjte.

Kryeministrja Elisabeth Borne dhe ministri i Brendshëm Gérald Darmanin do të mbërrijnë për të inspektuar dëmet në zonën e prekur.

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco