'Zelenski është si Hitleri', ish-presidenti rus nuk ndalet me deklaratat shokuese

'Zelenski është si Hitleri', ish-presidenti rus nuk ndalet me deklaratat shokuese

17:39, 09/08/2022

Nuk është hera e parë që ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, lëshon deklarata të ashpra ndaj Ukrainës dhe Perëndimit,  por kësaj radhe duket se ka kaluar thjesht në paradoks.

Personi që mban end enjë post të rëndësishëm ne Rusi, atë të zëvendëspresidentit të Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, aty ku presidenti është vetë Vladimir Putin, ka përkufizuar figurën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski me atë të diktatorit nazist Adolf Hitler.

Zelensky sipas tij ka deklaruar se çdo rus është përgjegjës për konfliktin që nga shkurtit i këtij viti po sjell shkatërrim ne Ukrainë.

Sipas Medvedev, “personi i fundit që ka tentuar t’i japë jete fajit kolektiv një populli të tërë është vetë Hitleri, besoj se kjo mjafton për të përkufizuar qeverinë ukrainase”.

Javet e kaluar deklaratat e Medvedev se urrente me gjithë shpirt Ukrainën dhe Perëndimin kanë bërë xhiron e botës, me disa analistë që mendojnë se ish-presidenti mund të ketë probleme mendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco