Rriten tensionet pas vizitës së Pelosit/ 27 avionë kinezë hyjnë në ishull, Tajvani përgatit raketat

Rriten tensionet pas vizitës së Pelosit/ 27 avionë kinezë hyjnë në ishull, Tajvani përgatit raketat

17:52, 03/08/2022

Gjatë kësaj të mërkure, 27 avionë luftarakë kinezë kanë kaluar vijën mbrojtëse të Tajvanit, duke rritur edhe më shumë tensionet mes dy vendeve.

Autoritet e Mbrojtjes së Tajvanit njoftuan se 27 avionë luftarakë, përfshirë 16 avionë Su-30, kaluan në zonë, ndërsa Taipei rriti mbrojtjen e tij pasi vizita e Nancy Pelosi zemëroi Pekinin.

Ndërkohë Tajvani tha se dërgoi avionë dhe vendosi sisteme raketore për të “monitoruar” aktivitetet kineze në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore. Udhëheqësit e Tajvanit kanë thënë se “nuk do të turpërohen” nga lufta me Kinën nëse shtyhen drejt saj.

Gjeneralët e vendit thanë: “Ne jemi të vendosur të mbështesim sovranitetin, lirinë dhe demokracinë tonë.

“Ne nuk kemi frikë nga asnjë kërcënim apo sfidë. Ne nuk jemi të etur për një luftë, as nuk do të shmangemi nga një.

Lëvizja erdhi disa orë përpara se Pelosi, zyrtarja e nivelit më të lartë të SHBA që vizitoi Tajvanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco