Ukrainë/ Një krim i tmerrshëm lufte: Po kush mund ta ketë kryer?

Ukrainë/ Një krim i tmerrshëm lufte: Po kush mund ta ketë kryer?

09:53, 30/07/2022

Ukraina i ka bërë thirrje OKB-së dhe Kryqit të Kuq që të hetojnë vdekjen e më shumë se 50 të burgosurve ukrainas të luftës gjatë një sulmi në një territor të pushtuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në kampin e të burgosurve Olenivka. Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulmin e rëndë

Nga Paul Adams, BBC

Skenat brenda ‘kampit të infiltrimit’ në Olenevika i ngjajnë ferrit.

Rrezet e dritës depërtojnë përmes disa vrimave të dhëmbëzuara në çatinë e valëzuar prej hekuri, duke zbuluar një lëmsh me krevate metalike marinare dhe një numër të panjohur trupash të djegur, disa prej tyre ende të shtrirë aty, ku mesa duket, ishin duke fjetur.

Jashtë ka gjak në një paletë druri dhe më shumë trupa, jo të djegur, por të gjakosur. Ata duken të dobësuar.

Teksa gazetarët e pavarur nuk janë në gjendje të hyjnë në këtë zonë, askush nuk mund të bëjë për momentin verifikime të pavarura.

Ukraina thotë se ka një mal me prova, duke përfshirë edhe një bisedë të përgjuar në radio mes separatistëve të mbështetur nga Rusia, në të cilën ata flasin për një seri shpërthimesh të krijuara qëllimisht nga vetë rebelët. Burime të tjera ukrainase fajësojnë mercenarët e grupit rus ‘Wagner’.

Vetëm një hetim i plotë nga ekspertë të paanshëm mund të provojë të vërtetën. Por nëse ekspertëve do t’u lejohet ndonjëherë aksesi në këtë skenë të tmerrshme, kjo mbetet e dyshimtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco