Zonja e Parë e Ukrainës do t'i drejtohet Kongresit gjatë vizitës në SHBA

Zonja e Parë e Ukrainës do t'i drejtohet Kongresit gjatë vizitës në SHBA

08:03, 20/07/2022

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA,  do t'i drejtohet me një fjalim Kongresit amerikan të mërkurën, pas takimit me Presidentin Joe Biden. Fjalimi synon të rrisë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, ndërkohë që Rusia vazhdon presionin ushtarak në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, duke synuar qytete të tilla si Kramatorsk dhe Sloviansk.

Ndërsa të martën, Olena Zelenska u prit nga  Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden në një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi më i fundit mes tyre ndodhi gjatë vizitës së paparalajmëruar të zonjës Biden në Ukrainën perëndimore, njoftoi VOA, në muajin maj, vizitë gjatë së cilës ato vizituan një shkollë dhe iu bashkuan një grupi fëmijësh që po përgatisnin dhurata, me rastin e ditës së nënës.

Presidenti Joe Biden i dhuroi zonjës së parë ukrainase një buqetë me lule, me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë tha se zonja Zelenska po viziton Uashingtonin "për të nënvizuar koston njerëzore të agresionit rus në Ukrainë. Në takimet me zyrtarët amerikanë pritet të diskutohet rreth mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Ukrainës dhe popullin e saj, në mbrojtje të demokracisë, si dhe mbi përballjen me pasojat e mëdha të luftës, pasoja që do të ndihen për vite me radhë".

Të hënën, zonja Zelenska u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit të Antony Blinken.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se zonja Zelenska dhe zoti Blinken biseduan mbi "kostot e mëdha njerëzore e në rritje të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë". Ai vuri në dukje se zoti Blinken theksoi përkushtimin e SHBA-ve për të mbështetur Ukrainën.

"Sekretari Blinken përgëzoi punën e Zonjës së Parë Zelenska për të ndihmuar ukrainasit e prekur nga lufta", tha zoti Price. "Ai përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për Ukrainën në mënyrë që t'i përgjigjet sfidave të rëndësishme ekonomike dhe humanitare, përfshirë mbështetjen e iniciativës së zonjës së parë mbi shëndetin mendor, për qytetarët e prekur nga lufta".

Image

Image

 

 

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco