VIDEO/ Momente tmerri për 35 turistë, balona çahet duke fluturuar

VIDEO/ Momente tmerri për 35 turistë, balona çahet duke fluturuar

16:17, 19/07/2022

Këto janë momentet e tmerrit kur një balonë me ajër të nxehtë i mbushur me dhjetëra turistë bie thuajse në rënie të lirë në Egjipt pas përplasjes me një tjetër balonë në ajër.

Video e regjistruar mëngjesin e sotëm në Luxor në jug të Egjiptit tregon balonën që bie nga qielli me një përplasje të fortë, e cila fatmirësisht vetëm la dy pasagjerë të plagosur.

Të tjera pamje tregojnë vendasit që nxitojnë të ndihmojnë 30 turistë që gjendeshin aty, shumica e të cilëve dukeshin nga vendet perëndimore.

Dy të plagosurit kishin vetëm plagë të lehta që u shkaktuan gjatë përplasjes në ajër, thuhej në një dokument të publikuar nga mediat në Egjipt.

Ministria shtonte se një grup balonash të ngritur thuajse njëherësh mëngjesin e sotëm kishin arritur lartësinë 80 metra, kur një prej tyre nisi të humbiste kontrollin, sipas rrjetit Sky Neës Arabia.

‘Një nga balonat devijoi në drejtim të një balone tjetër dhe kjo shkaktoi një çarje’, shtonte ministria.

‘Balona që pësoi çarjen ra përtokë dhe pasagjerët e tij nuk u lënduan, por dy prej tyre që pësuan plagë të lehta’, shtonte deklarata.

Balonat me ajër të nxehtë në Luxor, 320 milje në jug të Kairos ofrojnë një shfaqje shumëngjyrëshe për turistët e vendasit, si dhe pamje spektakolare të tempujve të lashtë.

Aksidentet kanë ndodhur disa herë, disa prej të cilave me pasoja tragjike.

Një përplasje balonash pranë Luxor në 2013 vrau 19 turistë që është aksidenti më i rëndë i regjistruar.

Ndërsa në 2009, 16 turistë u vranë kur balloni i tyre goditi tragjikisht një kullë antenash celulari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco