Dënohet me burg regjisori që kundërshtoi pushtetin e Iranit

Dënohet me burg regjisori që kundërshtoi pushtetin e Iranit

14:37, 19/07/2022

Gjyqësori i Iranit ka thënë se regjisori fitues i çmimeve Jafar Panahi, i cili u arrestua në fillim të këtij muaji në Teheran, duhet të vuajë një dënim prej gjashtë vjetësh që i ishte dhënë fillimisht në vitin 2010.

Zëdhënësi i gjyqësorit Masoud Setayeshi u tha gazetarëve gjatë një konference për shtyp të martën se Panahi u arrestua dhe u dërgua në burgun Evin në Teheran më 11 korrik për të filluar vuajtjen e dënimit, raporton Al Jazeera.

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda

Haxhiu sulmon Haradinajn: T'u dha posti i kryeministrit sepse kërcënove me…
Panahi e kishte marrë dënimin për mbështetje të demonstratave antiqeveritare, por pas disa muajsh mori një lirim me kusht, ndonëse ai pritej të revokohej në çdo kohë.

Ai u arrestua pasi shkoi në zyrën e prokurorit në Teheran për të pyetur për gjendjen e dy kolegëve të filmave që ishin arrestuar ditë më parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco