New York Times: As demokratët nuk e duan më presidentin Joe Biden

New York Times: As demokratët nuk e duan më presidentin Joe Biden

13:34, 12/07/2022

Shumica e përkrahësve të Partisë Demokratike në SHBA do të preferonin një tjetër kandidat zgjedhjet e vitit 2024 në vend të Presidentit Joe Biden, sipas një sondazhi të kryer të hënën.

Sondazhi i kryer nga New York Times dhe Siena College zbuloi se 64% e Demokratëve të pyetur thanë se do të preferonin një kandidat tjetër. 26% thanë se do të përkrahnin sërish Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Numrat janë edhe më të këqij midis moshave më të reja, pasi 94% e Demokratëve nën 30 vjeç thanë se do të preferonin një tjetër kandidat në zgjedhje.

Të pyetur se pse do të preferonin një kandidat të ri, 33% e Demokratëve përmendën moshën e presidentit si arsyen kryesore, 32% përmendën punën e deritanishme të kryer nga ai, 12% thanë se do të preferonin një të ri në moshë dhe 10% thanë se Biden nuk është sa duhet progresiv.

Image

44% e të gjithë të anketuarve thanë se do të votonin për Biden sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, ndërsa 41% thanë se do të votonin për ish-Presidentin Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë ka përsëritur shpesh se Biden, i cili mbush 80 vjeç në nëntor dhe është presidenti më i vjetër që ka pasur ndonjëherë SHBA, synon të kandidojë për t’u rizgjedhur më 2024, megjithatë popullariteti i tij ka rënë shumë midis amerikanëve.

Sondazhi tregoi edhe se 76% e pjesëmarrësve besojnë se SHBA po ecën në drejtimin e gabuar dhe vetëm 13% besojnë se po ecën në drejtimin e duhur.

Image

Të pyetur se cili është problemi më i madh aktualisht në vend, 20% thanë ekonomia e SHBA, 15% thanë inflacioni dhe kostoja e jetesës, 10% thanë politika për armët, 5% përmendën çështjet për të drejtat e abortit. Vetëm 1% e pjesëmarrësve cilësuan kujdesin shëndetësor si problemin më të rëndësishëm në vend, dhe më pak se 1% përmendën coronavirusin.

Pothuajse të gjithë votuesit-96%-thanë se ekonomia dhe inflacioni janë jashtëzakonisht apo deri në një farë mase të rëndësishëm për ta. 58% e cilësuan ekonominë aktuale si të varfër, dhe vetëm 10% e cilësuan si të shkëlqyer apo të mirë.

Sondazhi i New York Times/Siena College u krye më 5-7 korrik, me pjesëmarrjen e 849 personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco