Kryeministri grek kërkon përgjigje për hartën, që i tregon ishujt si të Turqisë

Kryeministri grek kërkon përgjigje për hartën, që i tregon ishujt si të Turqisë

08:05, 12/07/2022

Athinë - Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka bërë thirrje Turqisë që të shpjegojë një hartë të debatueshme që u shpërnda në mediat sociale.

Imazhi tregonte disa ishuj të mëdhenj grekë të banuar në detin Egje që pretendohet se i përkasin Turqisë.

Harta thuhet se i është dhuruar Devlet Bahçelit, kreut të një partie nacionaliste - aleate me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan - nga grupi i të rinjve ultranacionalistë, Ujqërit Gri.

Kreu i organizatës kishte postuar një foto të hartës të dielën në Tëitter, duke pretenduar se "flamuri i lavdishëm turk" ishte "uzurpuar nga Greqia".

“Shikojeni mirë këtë hartë. Kreta, Rodosi, Lesvosi, Kiosi, Samosi të gjitha të gëlltitura nga Turqia”, shkroi Mitsotakis në Tëitter të hënën.

“Një ëndërr në ethe e ekstremistëve apo politikë zyrtare e Turqisë? Një tjetër provokim apo qëllim i vërtetë? Presidenti Erdogan duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të vogël të koalicionit."

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara për dekada për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat e eksplorimit nënujor dhe sovranitetin e ishujve të pabanuar.

Grindjet e fundit janë fokusuar në ishujt grekë pranë brigjeve të Turqisë, ku Ankaraja akuzon Athinën për mbajtjen e një pranie ushtarake në kundërshtim me traktatet.

Greqia ka argumentuar se po vepron sipas ligjit ndërkombëtar dhe po mbron ishujt e saj përballë armiqësisë turke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco