VIDEO/ Sulmi në postin e komandues në Khersonin e pushtuar, 12 oficerë rusë të vrarë

VIDEO/ Sulmi në postin e komandues në Khersonin e pushtuar, 12 oficerë rusë të vrarë

14:03, 11/07/2022

Dymbëdhjetë oficerë rusë mendohet se janë vrarë në një sulm të vetëm me raketë ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës shkaktojnë humbje të mëdha ndaj këtyre forcave me armët e dhuruara nga Amerika.

Sulmi kishte në shënjestër një post komandimi në aeroportin Chornobaivka, pranë qytetit jugor të pushtuar të Khersonit dhe thuhet se ka vrarë të paktën një general dhe një kolonel rus.

Mendohet se në këtë sulm janë përdorur raketat amerikanë HIMARS.

Video tregon se ajo që duket të jetë një depo municionesh në bazë duke shpërthyer, ndërsa kanalet ruse Telegram raportojnë se Putini është i indinjuar me paaftësinë e sistemeve anti-ajrore të Rusisë S-400 për të mbrojtur forcat e tij të armatosura. 

Ky sulm vjen teksa Ukraina po përgatit ushtrinë e saj për nëj ofensivë rreth Khersonit, duke synuar të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia që në fillim të konfliktit.

Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov zbuloi se Presidenti Zelensky u ka dhënë urdhër gjeneralëve të tij për të hartuar plane për sulmin dhe për të dalë me një listë të pajisjeve që u nevojiten për të kryer punën.

Reznikov thotë se detyra e tij më pas do të jetë të shkojë te aleatët perëndimorë të Ukrainës dhe të bëjë çështjen që ato armë të dorëzohen, siç bëri me HIMARS.

"Ne jemi njerëz të botës së lirë dhe me një ndjenjë të vërtetë drejtësie dhe lirie," tha ai për The Times .

"Ne kemi afërsisht 700,000 në forcat e armatosura dhe kur shtohet garda kombëtare, policinë, rojet kufitare, ne jemi rreth një milionë."

Aeroporti Chornobaivka - ku ndodhi sulmi i fundit HIMARS - është një aeroport i rëndësishëm strategjik i vendosur në jug të Ukrainës që u pushtua nga Rusia në fillim të luftës dhe tani shërben si një aeroport ushtarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco