Luftimet: Edhe Ukraina, edhe Rusia pretendojnë se kanë kontrollin mbi Lysychansk Luftimet në Lysychansk ngritën shtëllunga tymi në qiell

Luftimet: Edhe Ukraina, edhe Rusia pretendojnë se kanë kontrollin mbi Lysychansk

07:32, 03/07/2022

Qyteti lindor i Ukrainës, Lysychansk, është në qendër të pretendimeve që konkurojnë njera tjetrën, si nga forcat ruse dhe ato ukrainase që thonë se e kanë nën kontroll.

Ukraina thotë se forcat e saj po përballojnë granatimet intensive ruse atje, por këmbëngul se qyteti nuk është pushtuar.

Megjithatë, separatistët e mbështetur nga Rusia thonë se kanë hyrë me sukses në qytet dhe kanë arritur në qendër të tij.

Mediat ruse treguan video të forcave separatiste ose ruse që me sa duket parakalonin nëpër rrugë.

Burimet ruse kanë postuar gjithashtu në Tëitter video të flamurit sovjetik që dyshohet se është vendosur në qendrën administrative të shkatërruar të qytetit, por kjo nuk është verifikuar.

Ai është qyteti i fundit i mbajtur nga Ukraina në Luhansk, pjesë e rajonit industrial të Donbasit. Rusia pushtoi qytetin e afërt të Severodonetsk muajin e kaluar.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haida, tha se sulmi në Lysychansk nuk kishte pushuar, me forcat ruse që i afroheshin qytetit të rrethuar nga të gjitha anët.

Rodion Miroshnik, ambasador në Rusi i Republikës Popullore të Luhanskut që është pro-Moskës, i tha televizionit rus se Lysychansk ishte "vënë nën kontroll" por "ende nuk ishte çliruar".

Imazhet e ushtarëve rusë çeçenë brenda qytetit u shpërndanë nga blogeri mbrojtës Rob Lee.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco