VIDEO/ Biden kërcen për të provuar se nuk është lënduar pas aksidentit

13:40, 19/06/2022

Nga Adam Sabes, FOX NEWS

Presidenti Biden kërceu përpara një kishe të shtunën në mbrëmje, vetëm disa orë pasi ra nga biçikleta.

Biden u rrëzua nga biçikleta të shtunën në mëngjes pasi ndaloi për të folur me një grup gazetarësh, ndërsa ishte në një xhiro me biçikletë me Zonjën e Parë, Jill Biden.

“Presidenti tha se këmba i ngeci te pedali teksa po zbriste dhe ai është mirë. Nuk ka nevojë për kujdes mjekësor,” tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. “Presidenti mezi pret të kalojë pjesën tjetër të ditës me familjen e tij”.

Teksa po dilte nga kisha të shtunën në mbrëmje, Biden u pyet nga një gazetare se si ndihej. Si përgjigje, ai nisi të hidhej përpjetë.

“Mirë, ja kështu,” tha gazetarja.

Biden përshëndeti me dorë një turmë njerëzish që ishin mbledhur në trotuar, ndërsa ai hyri në makinë.

Pasi u rrëzua, një fëmijë e pyeti presidentin se si është të jesh president dhe të drejtosh vendin.

“Oh, është si çdo punë tjetër,” tha Biden. “Disa pjesë janë të vështira”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco