Boris Johnson surprizon Zelenskyn, fluturon papritur për në Kiev

Boris Johnson surprizon Zelenskyn, fluturon papritur për në Kiev

17:35, 17/06/2022

Kryeministri britanik Boris Johnson ka surprizuar sërish Ukrainën dhe ka vizituar papritur Kievin.

Ai është takuar me Presidentin Zelensky për bisedime.

Vizita shënon udhëtimin e dytë të Johnson në kryeqytetin ukrainas që nga pushtimi i Rusisë dhe vjen një ditë pasi liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë zhvilluan diskutime me Zelenskyn atje.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri britanik ka bërë me dije se ndodhet në Kiev.

"Zoti President, Volodymyr, është mirë të jem sërish në Kiev”, shkruan Johnson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco