Tre liderët e Bashkimit Europian, Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Mario Draghi kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Por gazeta BILD shkruan se sirenat e alarmit ajror janë ndezur pak pasi ata kanë mbërritur në Kiev.
Tre liderët e fuqishëm të BE ishin në hotel kur u ndezën sirenat.
Më herët, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko kishte paralajmëruar se kjo vizitë mund të bëhej e rrezikshme.
Ndërkohë qytetarët nuk janë alarmuar pasi kjo është hera e katërt kur ndizen sirenat e alarmit.
Kujtojmë se Rusia ka provokuar vazhdimisht Kievin gjatë vizitave të nivelit të lartë
© SYRI.net