Separatistët rusë: Për fatin e luftëtarëve të Mariupolit do të vendosë gjykata

Separatistët rusë: Për fatin e luftëtarëve të Mariupolit do të vendosë gjykata

12:00, 18/05/2022

Një gjykatë do të vendosë për fatin e luftëtarëve ukrainas që janë dorëzuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, thotë një udhëheqës separatist në Ukrainën lindore, shkruan BBC.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, lideri separatist i Donetskut, Denis Pushilin, ka thënë se "nëse kundërshtari i ka dorëzuar armët, vendos gjykata për fatin e tij të ardhshëm".

Ai tha se çdo ukrainas që rezulton se është "kriminel lufte neo-nazist" duhet të përballet me një gjykatë ndërkombëtare.

Pushilin vërejti se komandantët e lartë në uzinën e çelikut janë ende brenda uzinës dhe nuk janë dorëzuar ende.

ME FOTO/ Trupat ukrainase evakuohen nga Mariupol, duke ia lënë kontrollin Rusisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco