ME FOTO/ Trupat ukrainase evakuohen nga Mariupol, duke ia lënë kontrollin Rusisë

ME FOTO/ Trupat ukrainase evakuohen nga Mariupol, duke ia lënë kontrollin Rusisë

09:05, 17/05/2022
A+ Aa A-

Reuters ka kapur imazhe të evakuimit nga Mariupoli mbrëmjen e së hënës. 

Image

Një luftëtar i plagosur i shërbimit të forcave ukrainase nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol transportohet me barelë nga një autobus, mbërriti nën shoqërimin e ushtrisë pro-ruse në Novoazovsk, Ukrainë më 16 maj 2022.

Rusia tha të hënën se kishte rënë dakord të evakuonte ushtarët e plagosur ukrainas nga bunkerët poshtë uzinës së rrethuar të çelikut Azovstal dhe për t'i dërguar në një strukturë mjekësore në qytetin e kontrolluar nga Rusia, Novoazovsk i Ukrainës. 

Zv.ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, njoftoi të hënën vonë se 53 ushtarë të plagosur rëndë u evakuuan në një spital në Novoazovsk, kurse më shumë se 200 të tjerë u transportuan përmes një korridori për në Olenivka, tha Maliar.

Image

Një autobus që transportonte luftëtarë të plagosur të forcave ukrainase nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, nën shoqërimin e ushtrisë pro-ruse, mbërriti në Novoazovsk, Ukrainë, 16 maj 2022.

Image

Autobusi me trupa ukrainase të plagosura që u evakuuan nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, lëviz i shoqëruar nga ushtria pro-ruse në Novoazovsk, Ukrainë, 16 maj 2022.

Image

Trupat pro-ruse duke pritur kryerjen e evakuimit nga Mariupoli, nga uzina e çelikut.

Image

Image

Image

Image

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco