VIDEO/ Pamjet e frikshme, avioni kinez përfshihet nga flakët gjatë nisjes

VIDEO/ Pamjet e frikshme, avioni kinez përfshihet nga flakët gjatë nisjes

10:14, 12/05/2022

Një avion i Tibet Airlines në qytetin juperëndimor të Kinës,Chongqing u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm pasi doli nga pista.

"Të 113 pasagjerët dhe 9 antarët e ekuipazhit u evakuan në mënyrë të sigurt", tha linja ajrore në një deklaratë.

Më shumë se 40 pasagjerë me dëmtime të lehta u dërguan për ndihmë mjekësore në spital, sipas një deklarate nga Aeroporti Ndërkombëtar Chongqing Jiangbei.

Sipas ekuipazhit avioni pësoi një defekt gjatë nisjes. Menjëherë pas kësaj ata ndaluan nisjen. Pasi avioni doli nga pista, motori nga gërvishtja me tokën mori flakë, tha Administrata e Aviacionit Civil të Kinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco