Ndërron jetë presidenti i parë i Ukrainës, Leonid Makarovych Kravchuk

Ndërron jetë presidenti i parë i Ukrainës, Leonid Makarovych Kravchuk

07:16, 11/05/2022

'Leonid Makarovych Kravchuk, presidenti i parë i Ukrainës që shërbeu nga viti 1991 deri në 1994, vdiq të martën'', tha Presidenti aktual  Volodymyr Zelensky në një deklaratë.

Në një fjalim në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Zelensky bëri homazhe për presidentin e ndjerë, duke e quajtur lajmin tragjik.

"Leonid Makarovych e dinte koston e lirisë. Me gjithë zemër, ai donte paqen për Ukrainën. Jam i sigurt se ne do të realizojmë ëndrrën e tij, duke arritur fitoren dhe paqen tonë," tha Zelensky.

Kravchuk ishte një figurë kyçe në lëvizjen për pavarësi të Ukrainës në fund të viteve 1980 në mes të rënies së Bashkimit Sovjetik.

 Ai më vonë u bë presidenti i parë i Ukrainës kur vendi shpalli pavarësinë në 1991.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco