SHBA, arratisja e gardianes dhe të burgosurit përfundon në tragjedi

SHBA, arratisja e gardianes dhe të burgosurit përfundon në tragjedi

08:39, 10/05/2022

Arratisja e një gardiane burgu me një të burgosur në Alabama ka përfunduar në tragjedi.

Gardianja Vicky White, 56 vjeç e cila ishte konsideruar gjithmonë si një agjente modele dhe ishte afër pensionit, një javë më parë ndihmoi një të burgosur të arratisej nga burgu me të cilin ishte në një lidhje prej disa vitesh.

Ndërsa i burgosuri Casey White, 38 vjeç ishte në burg me dyshimin për vrasje.

Por pas 11 ditësh në kërkim ata janë ndaluar nga policia në Indiana.  

56 vjeçarja në momentin kur policia rrethoi zonën ku ato ishin fshehur kreu vetëvrasje.

Ndërsa 38 vjeçari u arrestuar sërish dhe tani ndodhet në spital.

Fillimisht u mendua se ai e kishte rrëmbyer gardianen, por më pas u bë e qartë se Vicky ishte bashkëpunëtore në arratisje.

Gjatë hetimit doli dhe e vërteta për marrëdhënien e tyre.

Sipas autoriteteve gardianja kishte ndihmuar vullnetarisht të arrestuarin për të organizuar arratisjen e tij.

Sherifi i kontesë Lauderdale, Rick Singleton, kishte zbuluar në fakt se midis Vicky White, zëvendësdrejtoreshë e departamentit të burgjeve të qarkut, dhe Casey White, i ndaluar për një akuzë për vrasje, kishte një marrëdhënie romantike.

Të dy, të cilët kanë të njëjtin mbiemër, por nuk kanë lidhje, u zhdukën të premten, më 29 prill, pasi ajo tha se po e çonte të arrestuarin në gjykatë para se të shkonte te mjeku, sepse ai nuk ndihej mirë. 

Mirëpo, çifti nuk mbërriti kurrë në gjykatë, ashtu siç i burgosuri nuk shkoi asnjëherë në kontrollin mjekësor.

Sherifi i zonës gjatë kontrollit, kishte theksuar gjithashtu se të dy kishin një "marrëdhënie të veçantë" të konfirmuar, pjesërisht, nga të burgosurit e tjerë: i arratisuri "merrte ushqim shtesë dhe privilegje që askush tjetër nuk i kishte". 

Përveç kësaj, CNN raportoi se policja kishte bërë lëvizje të rëndësishme financiare në javët para arratisjes: ajo kishte njoftuar planet për t'u tërhequr si zëvendësdrejtore e departamentit të burgjeve të qarkut dhe kishte shitur shtëpinë e saj me një çmim shumë më të ulët se vlera e tregut.

Me pak fjalë, gjithçka dukej e paramenduar për këtë arratisje me fund tragjik.

Kjo histori sjell në mendje atë që ndodhi në veri të Nju Jorkut në vitin 2015, kur një roje burgu ra në dashuri me një të burgosur dhe më pas e ndihmoi atë dhe një shokun e tij të qelisë të arratiseshin nga burgu.

 Historia frymëzoi gjithashtu një serial televiziv, "Arratisja në Dannemora", me Benicio Del Toro dhe Patricia Arquette.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco