Ish-presidenti ukrainas Poroshenko: Parada dëshmi se Putin është plotësisht i marrë

Ish-presidenti ukrainas Poroshenko: Parada dëshmi se Putin është plotësisht i marrë

08:39, 10/05/2022

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka deklaruar për agjencinë “Sky news” pas paradës së djeshme në Moskë me rastin e Ditës së fitores se kjo ishte “marshim i humbjes” dhe “dëshmi se Putin është plotësisht i marrë”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë Poroshenko e bëri pas marshimit në shënimin e ditës së fitores 9 majin që në Rusi festohet me parakalim ushtarak.

Sipas Poroshenko, kjo nuk ishte “marshi i fitores, por marshi i humbjes”.

"Parakalimi dhe shënimi i kësaj dite është edhe një dëshmi se Vladimir Putin është plotësisht i marrë, Ai jeton absolutisht në botën paralele, në një tjetër universum”, deklaroi Poroshenko.

Me këtë rast ish-presidenti ukrainas kishte edhe një porosi direkt për Putinin:

"Kjo është vendi i Ukrainës dhe nuk ka asnjë lidhje me ju, andaj ju urrejmë. Zotëri Putin, NATO është për siguri të vendeve anëtare dhe ajo nuk po ju kundërvihet, ju jeni ai që po përpiqeni që të sulmoni të gjithë tjerët, përfshirë këtu edhe vendet anëtare të NATO-së".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco