Vlerësimi i presidentit amerikan Joe Bidenit për ngërçin rus në luftë

Vlerësimi i presidentit amerikan Joe Bidenit për ngërçin rus në luftë

08:25, 10/05/2022

Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se Vladimir Putin nuk ka një rrugëdalje nga lufta në Ukrainë.

Duke folur në Uashington DC të hënë, Biden e përshkroi presidentin rus si ‘një njeri shumë llogaritës’ por pa një strategji daleje nga lufta në Ukrainë.

Ai tha se Putin gabimisht kishte kuptuar se pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n dhe Bashkimin Europian.

Por ai shtoi se në vend të kësaj, Shtetet e Bashkaura dhe shumë vende evropiane në fakt ishin mbledhur në anën e Ukrainës dhe ishin bërë më të unifikuar.

Komentet optimiste të presidentit Biden për unitetin evropian erdhën pasi homologu i tij francez Emmanuel Macron lëshoi një paralajmërim pesimist ndaj Ukrainës mbi shpresat për t’u bashkuar me BE-në.

Gjatë një fjalimi për Ditën e Europës në Strasburg, Presidenti Macron tha se kishte frikë se ky proces do të zgjaste me dekada.

Macron u shpreh:

''Ne të gjithë e dimë shumë mirë se procesi i lejimit të anëtarësimit të Ukrainës do të zgjas disa vite, në fakt ndoshta disa dekada''.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco