Udhëheqësi i Koresë së Veriut uron Putinin për Ditën e Fitores

Udhëheqësi i Koresë së Veriut uron Putinin për Ditën e Fitores

08:01, 10/05/2022

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i ka dërguar një mesazh urimi presidentit  Vladimir Putin për festën e Ditës së Fitores së Rusisë, duke shprehur "solidaritetin e vendosur" të vendit të tij me Moskën, raporton agjencia e lajmeve koreano-veriore KCNA.

Në letrën e tij të dërguar më 9 maj, Kim shkruan: "jemi në solidaritet të fortë me kauzën e popullit rus për të çrrënjosur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin nga forcat armiqësore".

Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu shprehu besimin se marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale të miqësisë midis dy vendeve do të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme.

Koreja e Veriut ka theksuar kohët e fundit lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe ka mbështetur publikisht Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

Në shkurt, ajo fajësoi për konfliktin në Ukrainë "politikën hegjemoniste" të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco