Kufizimi i radhës nga talebanët në Afganistan: Mbulimi i fytyrave të grave

Kufizimi i radhës nga talebanët në Afganistan: Mbulimi i fytyrave të grave

19:54, 09/05/2022

Gratë afgane do të duhet të veshin mbulesën islamike të fytyrës për herë të parë në dekada, sipas një dekreti të miratuar nga militantët talebanë në pushtet. Çdo grua që refuzon të pajtohet dhe injoron paralajmërimet zyrtare për anëtarët meshkuj të familjes së saj, mund t’i burgoset një kujdestar mashkull për 3 ditë.

Talebanët zbatuan burkën gjithëpërfshirëse gjatë qëndrimit të tyre të parë në pushtet në vitet 1990. Por ata nuk e kishin zbatuar atë në qytetet afgane që kur morën pushtetin vitin e kaluar. Shumë gra në Afganistan tashmë veshin burka, por disa, veçanërisht në zonat urbane, mbajnë vetëm një mbulesë të thjeshtë mbi flokët e tyre.

Dekreti u miratua nga Ministria e Talebanëve për Parandalimin e Veseve dhe Promovimin e Virtytit. Zyrtarët talebanë e përshkruan dekretin si “këshillë”, por parashtruan një grup specifik hapash përshkallëzues për këdo që nuk e respekton:

– Në radhë të parë do të vizitohej shtëpia e tyre dhe do të bisedohej me burrin, vëllain ose babain e tyre.

– Së dyti, kujdestari i tyre mashkull do të thirrej në ministri.

– Së treti, kujdestari mashkull do të çohej në gjykatë dhe mund të dënohej me 3 ditë burg.

Kurani, libri i shenjtë i islamit, u thotë myslimanëve – burrave dhe grave – të vishen në mënyrë modeste. Modestia mashkullore është interpretuar se mbulon zonën nga kërthiza deri tek gjuri. Për gratë përgjithësisht mbulon gjithçka përveç fytyrës, duarve dhe këmbëve të tyre, kur janë në prani të burrave që nuk të martuara.

Megjithatë, ka pasur shumë debate brenda islamit nëse kjo shkon mjaft larg. Kjo ka çuar në një dallim midis hixhabit (fjalë për fjalë “mbulim” në arabisht) dhe nikabit (që do të thotë “mbulesë e plotë”).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco