Sërish baba Vladimir Putin? Thuhet se presidenti rus u trondit kur mësoi lajmin

Sërish baba Vladimir Putin? Thuhet se presidenti rus u trondit kur mësoi lajmin

12:23, 09/05/2022

Vladimir Putin është 'tronditur' kur zbuloi se e dashura e tij ish-gjimanstja 38 vjeçare Alina Kabaeva është shtatzënë, shkruajnë mediat e huaja rozë.

Udhëheqësi rus 69 vjeç thuhet se është në një lidhje me ish-gjimnasten që nga vitit 2008.

Është folur gjithashtu se çifti tashmë kanë dy fëmijë së bashku, gjë që Putin nuk e ka pranuar publikisht.

Ishte kanali rus i lajmeve  General SVR, i cili thuhet se drejtohet nga një ish-oficer i inteligjencës së Krmelinit që pretendoi se Kabaeva është shtatzënë.

Kanali shkroi në rrjetin social Telegram:

''Putin ka zbuluar se zonja e tij është përsëri shtatzënë dhe me sa duket kjo ishte e paplanifikuar pasi sipas dëshmitarëve okular, dukej i dëshpëruar dhe i disi i përmbajtur kur mësoi lajmin’.

 I njejti kanal lajmesh ishte i pari që hodhi pretendimet për problemet shëndetësore të Putinit, për të cilin është folur shumë kohët e fundit.

Djali i parë i Putin dhe Kabaevas lindi në fshehtësi në Zvicër në mes të sigurisë së madhe në vitin 2015, sipas një burimi të lidhur me mjekun obstetër që ishte në lindje.

Ndërsa djali i dytë i çiftit u lind në Moskë në vitin 2019 me të njëjtin specialist që fluturoi në Rusi për lindjen, sipas një hetimi nga gazeta zvicerane Sonntagszeitung.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco