‘Zogu këngëtar’ i Mariupolit, njihuni me 21 vjeçaren ukrainase që do të luftojë deri në fund

‘Zogu këngëtar’ i Mariupolit, njihuni me 21 vjeçaren ukrainase që do të luftojë deri në fund

08:10, 09/05/2022

Videoja e 21 vjeçares ukrainase teksa këndon në errësirë këngë patriotike tashmë është bërë virale.

Emri y saj është Kateryna.

Ajo iu bashkua ushtrisë ukrainase vitin e kaluar pasi përfundoi studimet e saj për muzikë dhe në moshën 21 vjeçare e gjen veten duke luftuar për jetën e saj si një anëtare e ushtrisë heroike të luftëtarëve ukrainas.

  Video e saj e jashtëzakonshme e xhiruar diku në strehën e tuneleve nën fabrikën e çelikut Azovstal në periferi të qytetit port Mariupol është është bërë hit i mediave sociale në Ukrainë.

Pamjet e Katerynës më armë në dorë, duke kënduar u postuan nga Nik Mark një tjetër luftëtar I bllokuar në fabrikën e çelikut dhe tani ajo njihet si ‘Zogu këngëtar’ i Mariupolit.

Kateryna, tashmë është një simbol i sfidës kombëtare.

Ajo vjen nga Sosnivka, një fshat i vogël në perëndim të Ukrainës.

Ajo shkroi këngë, interpretoi në skenë dhe kishte botuar poezi në gazeta. 

Pasi u diplomua në departamentin e këngës në një kolegj arti në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ternopil, ajo punoi në një dyqan motoçikletash në Kiev përpara se të bashkohej me ushtrinë.

“Ne gjithmonë kemi folur për skenën, artin dhe jetën e përditshme”, thotë Bohdan Mayuk, një mësues i Katerynës, duke shtuar:

“Ajo e la muzikën për një tjetër profesion që i mbushi shpirtin. Ajo mund të kishte përdorur make-up dhe të dilte në takime, por në vend të kësaj zgjodhi një mitraloz dhe kamuflazhin. Kateryna është shumë e fortë në shpirt - një luftëtare pa asnjë pikë frike në gjakun e saj.'

Të tjerë thanë se ajo ishte gjithmonë e magjepsur nga historia e kombit të saj dhe të drejtat e njeriut, duke marrë pjesë në mitingje ndërsa jetonte në Kiev. 

“Një herë ajo u rrah rëndë gjatë një mitingu, por ajo nuk dorëzohet kurrë”, kujton shoqja e saj Valeria Panasyuk.

Në pranverën e vitit të kaluar, Kateryna i tha shoqes së saj se kishte në plan t'i bashkohej luftës kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Pasi kishte bërë një kurs për infermiere, për të shmangur alarmimin e prindërve të saj, ajo u tha atyre se po punonte në një spital - por ata shpejt zbuluan të vërtetën pasi vajza e tyre arriti në vijën e parë.

Megjithatë, edhe miqtë e saj më të ngushtë nuk e dinin se ku Katerynina po luftonte, derisa videoja e saj u shfaq duke zbuluar se ajo ishte e përfshirë në një nga betejat më të përgjakshme të luftës.

'Jam e shokuar. Nuk mund ta mendoja se ajo ishte në Mariupol”, tha shoqja e saj e ngushtë Panasyuk. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco