Valentina Galatova është ushtarja e parë femër ruse që vritet në Ukrainë

Valentina Galatova është ushtarja e parë femër ruse që vritet në Ukrainë

14:06, 05/05/2022

Rusia ka humbur ushtaren e saj të parë femër gjatë luftës në Ukrainë, pasi një mjekje e vijës së parë u vra gjatë një sulmi me mortaja në betejën për Mariupolin.

Valentina Galatova, 27 vjeç dhe nënë e një fëmije, vdiq duke luftuar në qytetin port të Detit të Zi muajin e kaluar, megjithëse vdekja e saj u konfirmua nga mediat ruse vetëm të mërkurën.

Galatova lindi në Siberi, por u zhvendos në Voronezh, rreth 170 milje në veri-perëndim të qytetit ukrainas të Kharkiv, në moshë të re.  

Pas pushtimit të fundit rus të Ukrainës në vitin 2014, ajo u zhvendos në një zonë të provincës Donetsk të pushtuar nga separatistët pro-Moskovës me burrin e saj, ku lindi fëmijën e tyre të vetëm - një djalë, tani 8 vjeç. 

Galatova studioi psikologji në Donetsk dhe u diplomua në janar të këtij viti. 

Bashkëshorti i saj, i cili po shërbente në forcat e armatosura të të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, vdiq në luftimet ndërkufitare me forcat ukrainase vitin e kaluar.

Pasi Putin sulmoi Ukrainën për herë të dytë në shkurt të këtij viti, Galatova doli vullnetare për forcat e armatosura të DPR dhe u dërgua në Ukrainë.

Rusia i ndalon gratë nga rolet luftarake të vijës së parë, kështu që ajo u vendos në rolin e mjekjes në vijën e parë.

Thuhet se Galatova ishte pjesë e njesive ruse që e po e mbajnë të rrethuar Mariupolin prej më shumë se dy muaj.

Mijëra civilë, përfshirë fëmijë, mendohet se kanë vdekur gjatë rrethimit mes bombardimeve pa dallim nga forcat ruse, të cilat gjithashtu ndërprenë ujin, ushqimin dhe ngrohjen - duke bërë që disa të vdesin nga dehidratimi, uria dhe të ftohtit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco