Zhduken autobusët me civilë të evakuuar nga fabrika e çelikut në Mariuopol

Zhduken autobusët me civilë të evakuuar nga fabrika e çelikut në Mariuopol

12:02, 03/05/2022

Kryebashkiaku i Mariuploit, Vadym Boichenko ka ngritur alarmin , pasi sipas tij 11 autobusë me civilë të evakuuar nga fabrika e çelikut Azvastal janë zhdukur.

Boichenko shtoi se fati i njerëzve që ndodheshin në këta autobusë nuk dihej.

‘’Vetëm tre nga 14 autobusët e evakuimit me refugjatë nga Mariupoli kanë arritur në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase. Fati i njerëzve në njëmbëdhjetë autobusët e mbetur nuk dihet: këta njëmbëdhjetë autobusë u zhdukën diku, ata duhej të shkonin në Zaporizhzhia në pjesën e kontrolluar të shtetin tonë, por ata humbën diku” ka  deklaroi kryetari i bashkisë së Mariupolit, i cituar nga Interfax Ukraine.

Histori:  Fabrika e çelikut Azvostal është bastioni i fundit i Ukrainës në Mariupol, i bombarduar pa ndërprerje nga trupat e Vladimir Putinit që nga fillimii luftës. Në këtë fabrikë së bashku me trupa mbrojtëse të Ukrainas janë të strehuar dhe shumë civilë. Por të dielën (1 maj) për herë të parë 100 civilë arritën të evakuohen nga kjo fabrikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco