Alarm në Gjermani, avioni spiun rus shkel hapërsirën ajrore

Alarm në Gjermani, avioni spiun rus shkel hapërsirën ajrore

08:14, 03/05/2022

Dy avion të Forcave Ajrore gjermane janë nisur urgjentisht nga një bazë në shtetin Schleswig-Holstein gjatë fundjavës , pasi një avion spiun rus  është parë në Balltik, sipas agjencisë gjermane të lajmeve.

Avioni i Forcave Ajrore ruse ishte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi ishullin Rugen, kur ai u shoqërua nga avionët e Forcave Ajrore gjermane derisa u larguan nga Gjermania.

Kujtojmë që ditë më parë një avion rus shkeli gjithashtu hapërsirën ajrore daneze, duke detyruar Ministrinë e Jashtme në Kopenhagë të thërriste ambasadorin rus për të protestuar.

Ndërsa në fillim të marsit, katër avion luftarak rus shkelën hapësirën ajrore suedeze.

Pushtimi ushtarak rus i Ukrainës më 24 shkurt bëri që Suedia, si dhe Finlanda fqinje, të ndryshonin qëndrimin e tyre për anëtarësimin në NATO. Dy vendet nordike tani pritet t'i bashkohen aleancës ushtarake në verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco