Papa Françesku: Putini nuk ndalet, dua të shkoj në Moskë për ta takuar

Papa Françesku: Putini nuk ndalet, dua të shkoj në Moskë për ta takuar

07:37, 03/05/2022

''Në Kiev tani për tani nuk do të shkojë. Kam dërguar dy kardinalët  Michael Czerny dhe Konrad Krajewski të cilët e kanë vizituar Ukrainën.  Së pari duhet të shkojë në Moskë dhe të takoj Putnin. Por unë jam një prift, çfarë duhet të bëjë? Unë do të bëj atë që mundem nëse Putini hap derën’ është shprehur Papa Françesku për median italiane Corriere Della Sera , duke treguar përpjekjet e Vatikanit për ndalur luftën në Ukrainë duke shtuar:

''Ditën e parë të luftës kisha një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelenskin, por Putinin nuk e telefonova. Kisha folur në dhjetor për ditëlindjen time. Kështu që takova ambasadorin rus. I kërkova të më shpjegonte gjithçka çfarë po ndodhte. I thashë: Ju lutem ndaloni. Më pas i kërkova kardinalit Parolin pas njëzet ditë lufte, t’i dërgonte Putinit mesazhin se isha i gatshëm të shkoja në Moskë. Natyrisht që ishte e nevojshme që lideri i Kremlinit të hapte disa ‘dritare’. Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje por ne vazhdojmë të këmbëngulim edhe pse kam frikë se Putin nuk do të më takojë tani. Por si mund të ndalosh kaq shumë brutalitët? Njëzet e pesë vjet më parë ne përjetuam të njëjtën gjë me Ruandën".

Papa Françesku nuk e di se çfarë e shkaktoi përshkallëzimin ushtaraka por ai shprehet:

''Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje nëse është e drejtë të furnziohen ukrainasit me armë. Por një gjë është e qartë në këtë luftë armët po testohen. Tani rusët e dinë se tankët janë më pak të përdorshëm dhe po mendojmë për gjëra të tjera. Luftërat bëhen për këtë arsye: për të testuar armët që janë prodhuar./ tgcom24.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco