Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon sërish me raketa Odesën

Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon sërish me raketa Odesën

19:03, 02/05/2022

Odesa është goditur në një tjetër sulm me raketa këtë pasdite. Një shpërthim i fortë u dëgjua në qytet i ndjekur nga një shtëllungë tymi.

Qendra e shtypit për Forcat e Sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë se trupat ruse nisën sulmin në atë që ata e përshkruan si infrastrukturë urbane.

Ata kanë thënë se një objekt fetar është dëmtuar ndërsa po hetohet për të plagosurit.

Është sulmi i dytë në pak ditë. Të shtunën, autoritetet ukrainase thanë se pista në aeroportin e Odesa-s ishte goditur nga një sulm raketor./BBC/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco