Në ditën e shenjtë të Fiter Bajramit, mijëra afganë përballen me urinë

Në ditën e shenjtë të Fiter Bajramit, mijëra afganë përballen me urinë

17:51, 02/05/2022

Ditën e sotme mijëra njerëz në Afganistan dhe vende të tjera të botës kanë festuar festën e shenjtë të Fiter Bajramit.

 Megjithatë, për shumë njerëz të Afganistanit kjo ishte një tjetër përpjekje e tyre për të vendosur ushqim në tryezë pasi më shumë se 90 për qind e tyre vuajnë nga uria.

Sipas mediave të huaja, Jamal një njeri nga Afganistani i cili nuk e ka bërë publik emri e tij të vërtetë është një ndër ata që e festojnë këtë festë i cili ka sjell gëzim në tryezën e familjes së tij.

Sipas disa mediave të huaja, ai po përballet me një krizë në vendin e tij e cila nuk e lejon të përballojë jetësën, që nga pushtimi i talebanëve gushtin e kaluar.

Të vetmen ushqim që 38-veçari arriti të sigurojë ishin disa copa bukë për familjen e tij me 17-anëtarë.

“Por nuk pres që të marrim shumë edhe për Bajram. Kush do të më japë para ose ushqim? I gjithë qyteti jeton në varfëri. Unë kurrë nuk kam parë tiçka të tillë edhe në kampet e refugjatëve ku jam rritur”, tha ai, duke iu referuar edukimit të tij në kampet e refugjatëve në Pakistanin fqinj.

Një ish-zyrtar qeveritar i vendit ka treguar se Jamal e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës duke kërkuar ushqim për syfyr dhe iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit si dhe po kërkonte punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco