Lavrov irriton Izraelin pasi tha se Hitleri kishte gjak hebre

Lavrov irriton Izraelin pasi tha se Hitleri kishte gjak hebre

14:13, 02/05/2022

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Izraelit janë më të tensionuara se kurrë më parë. Shkak për këtë është bërë një deklaratë e ministrit të jashtëm, Sergey Lavrov, i cili gjatë fundjavës tha se diktatori nazist Adolf Hitler kishte “gjak hebre”.

Këtë koment e bëri në tentativë për të krahasuar diktatorin nazist me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është me prejardhje hebre.

“Zelensky përdor këtë argument: çfarë lloj nazizmi mund të kenë ata si shtet kur lideri është Hebre. Mund ta kem gabim, por Hitleri kishte edhe gjak Hebre. Kjo nuk do të thotë absolutisht asgjë. Populli i mençur hebre thotë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenjtë”, tha Lavrov.

Kjo bëri që shteti i Izraelit të reagonte me shumë zemërim. “Deklaratat e ministrit të Jashtëm, Lavrov, janë të pafalshme dhe tepër shokuese, gjithashtu dhe një gabim i tmerrshëm historik. Hebrenjt nuk u vetëvranë në Holokaust. Niveli më i ulët i racizmit kundër Hebrenjëve është t’i akuzosh ata për antisemitizëm”, tha Yair Lapid, ministër i Jashtëm i Izraelit.

Ministria e Jashtme e Izraelit thirri ambasadorin rus në takim për t’i tërhequr vëmendjen për këto deklarata të Lavrov. Qeveria e Kievit reagoi duke theksuar se këto ofendime ndaj komuniteti hebre konfirmojnë se elitat e Moskës janë plot urrejtje.

Ndërkohë, në intervistë, Lavrov konfirmoi se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk do të përfundojë më 9 maj.

Ministri I Jashtëm hodhi poshtë dhe zërat për një paradë fitoreje në qytetin e Mariupolit. Në një intervistë për mediat italiane, kryediplomati rus nënvizoi se Moska nuk do të nxitojë për të përfunduar atë që e quan “operacion special ushtarak”.

“Ritmi i operacionit në Ukrainë varet, para së gjithash, nga nevoja për të minimizuar çdo rrezik për popullatën civile dhe për personelin ushtarak rus”, u shpreh Lavrov. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco