Putini ngre në ajër bombarduesit bërthamorë pranë kufirit me Ukrainën

Putini ngre në ajër bombarduesit bërthamorë pranë kufirit me Ukrainën

13:05, 18/04/2022

Pesë raketa të fuqishme ruse goditën qytetin e Lvivit në Ukrainë, duke shkaktuar të paktën shtatë viktima.

Sulmi mbi qytetin që ndodhet pranë kufirit me Poloninë ka shtuar shqetësimet se Rusia do të vazhdojë hakmarrjen e saj.

Sipas Daily Mail, Vladimir Putini ka ngritur në ajër bombarduesit bërthamorë. Ata janë pikasur në perëndim të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën.

Kjo lëvizje vjen pas presionit të madh mbi Kremlinin për shkak të fundosjes së anijes flamurmbajtëse Moskva në Detin e Zi.

Bombarduesit strategjikë u fotografuan mbi rajonin Kaluga.

Avionët Tu-95 njihen edhe me emrin Arushat.

Nga ana tjetër, gazeta DM shkruan se sulmi mbi Lviv mund të ketë ardhur për shkak se Rusia dyshon se kjo zonë përdoret si rrugë për të sjellë armët perëndimore në Ukrainë.

Ushtria ruse bëri me dije se gjatë natës së të dielës dhe mëngjesin e së hënës ka shkatërruar një numër të madh bazash ushtarake dhe pozicionesh të përdorura nga ushtria ukrainas.

Sipas të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes në orët e fundit janë shënjestruar 315 struktura ushtarake të Ukrainës, si dhe u rrëzuan 3 avionë luftarak.

Zëdhënësi Igor Konashenkov deklaron se pjesa më e madhe e objektivave u goditën me predha të precizionit të lartë Iskander.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco