Detaje/ Gjenden rreth 3 ton kokainë në anijen e peshkimit në Spanjë

Detaje/ Gjenden rreth 3 ton kokainë në anijen e peshkimit në Spanjë

10:23, 18/04/2022

Gati tre ton kokainë, të fshehura në një anije peshkimi, u kapën në Ishujt Kanarie në Spanjë. Pesë anëtarët e ekuipazhit, katër turq dhe një gjeorgjian, kanë rënë në pranga bëri me dije ministria spanjolle e Financave në një njoftim për shtyp.

Anija e peshkimit AKT 1 u kap 300 milje detare (rreth 555 kilometra) në jug të Ishujve Kanarie, në perëndim të bregdetit afrikan dhe u zbulua se kishte “më shumë se 2900 kilogramë kokainë” në depozitën e karburantit, thuhet në deklaratë.

Vlera e shitjes së drogës llogaritet të kapë shifrat mbi 72 milionë euro. Ndërkaq anija u dërgua në portin e Las Palmas.

Spanja është një nga portat kryesore për futjen e drogën në Evropë, për shkak të afërsisë së saj me Afrikën e Veriut, ku prodhohet kanabisi, dhe lidhjet e saj me Amerikën Latine, ku prodhohet kokaina.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco