Tronditet kandidatja për zgjedhjet zgjedhjet presidenciale në Francë, akuzohet për vjedhje nga BE

Tronditet kandidatja për zgjedhjet zgjedhjet presidenciale në Francë, akuzohet për vjedhje nga BE

08:16, 18/04/2022

Kandidatja për zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen ka qënë së fundmi në qendër të një hetimi të madh kriminal për mashtrim, pasi ajo akuzohet për vjedhjen e 620.000 euro nga Bashkimi Europian.

Zyra Evropiane kundër mashtrimit kanë akuzuar Le Pen, 53 vjeç, dhe babanë e saj Jean-Marie Le Pen, 93 vjeç, për përvetësim e më shumë se gjysëm milion eurove në emër të partisë së tyre, Tubimit Kombëtar të së djathtës ekstreme.

Akuzat u bënë publike të dielën – saktësisht një javë përpara se zonja Le Pen të përballet kokë më kokë kundër Emmanuel Macron për të zgjedhur presidentin e ri të Francës.

“Marine Le Pen është e tronditur’ tha avokati i saj  Rodolphe Bosselut, i cili shtoi se këto akuza janë thellësisht politike.

Ai shtoi: “Marine Le Pen e kundërshton këtë. Është një manipulim dhe për fat të keq nuk jam i befasuar'.

Bosselut akuzoi Mediapart, gazetën investigative me bazë në Paris, e cila publikoi raportin prej 116 faqesh.

Ata akuzojnë Le Pen se ka devijuar personalisht rreth (137,000 €) të fondeve të BE-së të marra ilegalisht gjatë kohës së saj si eurodeputete, midis 2004 dhe 2017, në arkat e partisë.

Babai i saj, Jean-Marie Le Pen – i cili themeloi Tubimin Kombëtar si Fronti Kombëtar në 1972 – është gjithashtu i implikuar.

Kështu është edhe ish-i dashuri i saj Louis Aliot, tani kryebashkiak i Perpignan, i cili gjithashtu ka mohuar çdo akuzë.

Le Pen ka qenë gjithashtu nën hetim për 'shkelje të besimit' dhe 'keqpërdorim të fondeve publike', në lidhje me përdorimin e supozuar të paligjshëm të parave të BE-së për të paguar stafin e RN.

Thuhet se ajo ka përdorur mijëra euro për të paguar një ish-parashutist të ushtrisë franceze për të qenë truproja e saj personale.

Sondazhet e opinionit të publikuara në Francë gjatë fundjavës tregojnë se Macron fitoi zgjedhjet e së dielës së ardhshme deri në 10 pikë.

Në vitin 2017, Macron mundi Le Pen me 66 për qind të votave në raundin e dytë, krahasuar me 34 për qind të Le Pen.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco